Situata e COVID-19 në RMV nuk njeh përmirësim, 9 viktima e 162 të infektuar
Numri i të infektuarve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut vijon të rritet çdo ditë me numra alarmantë. Vetëm në 24 orët e fundit nga testimi i 778 personave, 162 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me coronavirus. Shumica e të infektuarve janë nga Shkupi, 92 persona dhe Tetova me 32.
Ndërkohë, gjatë ditës së fundit 9 persona kanë ndërruar jetë. Dy prej tyre kanë vdekur në Klinikën Infektive, ku bëhet fjalë për një pacient 62 vjeç nga Tetova, i shtruar në spital një ditë më parë dhe një tjetër po i të njëjtës moshë nga Shkupi, i shtruar në spital tre ditë më parë.
Sa i takon numrit të personave të shëruar, në 24 orët e fundit kanë lënë spitalet 5 pacientë. Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë kryer mbi 43 mijë teste të COVID-19 nga të cilët 4 057 kanë rezultuar të infektuar. Në total, numri i pacientëve të shëruar është 1 710 kurse numri i rasteve aktive është 2 159 persona.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:30 761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”
- 22:24 Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
- 22:19 Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet
- 22:15 As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
- 21:48 Plagosja e tre personave në Elbasan, policia jep detajet dhe emrat: Oficeri ndoqi autorin
- 21:47 Këlcyrë, banori shpëton turisten e huaj 10-vjeçare nga mbytja në lumë