Situata në Kosovë, Gashi: Po ndahen shqiptarët, tezat serbe kanë fituar

15 Qershor 2023 | 14:21

Situata në Kosovë është një nga temat kyç ditët e fundit në mediat shqiptare, të Kosovës por dhe në mediat ndërkombëtare, për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur.

Së fundmi analisti Shpeng Gashi, i ftuar në Euronews Albania ëshwë shprehur se shqiptarët po ndahen ndërsa shtoi se sot kanë fituar tezat jugo-sllave për Ballkanin .

Më tej ai nënvizoi se shqiptarët e Kosovës thonë se janë kosovarë, ndërsa një arsye tjetër që po ndodh përçarja është se ne qytetarët që jetojnë në Kosovë nuk na njohin dialektin.

“Ky Kurti, i cili u tregua shkëmb para anglo-amerikanëve tani po i kërkon ndihmë KFOR. Tezat jugo-sllave që kanë 100 vjet që e kapin Ballkanin sot kanë bërë fitoren më të madhe që është ndarja e shqiptarëve. Shqiptarët e Kosovës thonë se janë kosovarë dhe nuk jemi shqiptar, ndërsa ne themi që jemi kombi shqiptar. Ka akuza dhe kundër akuza. Rama e ka bërë një lloj përafrimi me armikun legjendar të shqiptarëve  Serbinë, i ka normalizuar marrëdhëniet. Tezat serbe kanë fituar, e ka thënë Kadareja. Një nga arsyet që serbët kanë pretendime që shqiptarët e Kosovës nuk janë shqiptar, është dialekti që nuk na e njohin”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026