Situata në Kosovë/ Mbyllen pikat pikat kufitare të Jarinjës dhe Bernjakut
Gazetari Xhemajl Rexha ka dhënë detaje në lidhje me situatën në Kosovë, ku një polic ka mbetur i vrarë ndërsa dy të tjerë janë plagosur.
Në një lidhje për Euronews Albania, ai bëri me dije se Policia e Kosovës ka mbyllur pikat kufitare të Jarinjës dhe Bernjakut.
“Nuk mund të kalohet kufiri dhe nuk mund të futen njerëzit në Kosovë”-tha Rexha.
Gjithashtu ai nënvizoi se Policia e Kosovës ka rrethuar Manastirin ku ndodhen 30 persona
“E gjithë situate tani për momentin po kontrollohet nga policia e Kosovës që e ka të rrethuar Manastirin. Ka pasur më herët akuza që kishat ortodokse serbe përdoren për nga grupet kriminale por Serbia I ka mohuar gjithmonë”-tha mes të tjerash ai.
Një polic është vrarë mëngjesin e kësaj të diele në veri të Kosovës, sulm që është dënuar nga bashkësia ndërkombëtare.
Qeveria e Kosovës e ka cilësuar sulmin si akt terrorist, madje kryeministri Kurti ka publikuar fotografi të këtyre grupeve të cilat sipas tij po kërkojnë luftë.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar.
Raundi i fundit i dialogut të nivelit të lartë, i mbajtur më 14 shtator, ka përfunduar pa ndonjë rezultat.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë