Situatë e përkeqësuar në Korçë, pas Tiranës, qarku juglindor ka numrin më të lartë të të infektuarve

25 Nëntor 2020 | 10:46

Javën e fundit qarku i Korçës ka shënuar rritje të ndjeshme të të infektuarve me COVID-19 duke u renditur pas Tiranës, për numrin e rasteve në raport me popullsinë.

Problematike situata është në institucionet arsimore ku me tepër se 15% e të infektuarve në qark janë edukatorët, mësuesit dhe nxënësit.

Sipas pneumologes Diana Aliçkolli faktorët kryesorë të rritjes së numrit të infektuarve janë turistët nga qytetet e ndryshme dhe papërgjegjshmëria e vetë qytetarëve në zbatimin e masave.

“Një nga arsyet për qytetin tonë është turistët, është mos mbajtja e maskave dhe vet stina e ftohtë që kemi në qytetin tonë, që duke qenë se është ftohtë njerëzit rrinë me shume brenda sesa në behar kur fëmijët dhe studentët rrinin jashtë, dhe kur hyjnë në familje ua çojnë prindërve, gjyshërve dhe prandaj është kjo situatë”, u shpreh ajo.

Spitali Rajonal i Korçës momentalisht ka vendosur në shërbim të pacientëve me Covid pavijonin e sanatoriumit, i cili është përshtatur për të sëmurët me Covid-19.

“Nga 8 raste prej ditës së hënë ku ishin duke u kuruar brenda pavionit të sanatoriumit, ditën e sotme numri ka shkuar në 16 të personave që janë duke u kuruar prej Covid 19, ndërkohë që kapaciteti i pavionit është në 54.”, raportoi Shkëmbi.

Për rritjen e numrit të të infektuarve, mjekët e infermierët bëjnë apel për kujdes të shtuar.

“Ruani veten, na ruani ne, fusni familjarët dhe kjo bëhet gjithmonë duke mbajtur maskat, duke ndenjur jo në ambiente të mbyllura, duke ardhur sa më shpejt në mjeku i familjes, në mjeku specialist”, bëri thirrje mjekja Aliçkolli. 

 

Lexoni gjithashtu:

Spitalet rajonale në Shqipëri përshtaten për të kuruar COVID-19, si funksionojnë në rajon

Si të përfitoni rimbursimin e barnave anti-covid, Manastirliu publikon videon

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026