Vrasja e gjyqtarit, Koçiu debat me Nokën: Përgjegjës jeni ju me gjuhën e urrejtjes

9 Tetor 2025 | 11:37

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu reagoi ndaj deklaratave të Sali Berishës në Kuvend që e akuzoi si mashtruese publike e denoncuar nga KLGJ duke iu referuar kërkesa të mëhershme ndaj policisë për mbrojtje të institucioneve të Drejtësisë.

Koçiu e cilësoi Berishën si “njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë politikën”, i cili sipas saj me gjuhën e tij të urrejtjes ka sjellë situatën e krijuar.

Ajo ndërsa refuzoi në mënyrë të prerë që policia kishte përgjegjësi në ngjarjen e rëndë të ndodhur në sallën e Gjykatës së Apelit.

“Tani është e qartë kush e sjell gjuhën e urrejtjes në këtë parlament, kush është njeriu më i pështirë që mund të ekzistojë në gjithë politikën. Nëse do kishte përgjegjësi një polic i shtetit sot për ngjarjen e rëndë do ishte në burg, reforma në drejtësi ka prodhuar sot rezultate konkrete. Produkt i kësaj reforme janë edhe ndarja e qartë e përgjegjësisë ndaj institucioneve. Përgjegjësja për vrasjen nuk jam unë, jeni ju që flisni ditë e natë me këtë gjuhë. Kjo gjuhë e juaja ka krijuar këtë situatë. Turp të kesh ti nga mëngjesi në darkë”, ju drejtua Koçiu, Nokës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026