Vrasja e gjytarit Kalaja, Berisha: Reforma në drejtësi mbolli urrejtje ndaj sistemit
Duke marrë fjalën këtë të enjte në sallën e Kuvendit, Sali Berisha akuzoi ministres e Brendshme, Albana Koçiu, për mashtrim publik lidhur me çështjen e vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja.
“Duartrokitjet tuaja pas zisë për gjykatësin tregonin se fytyrat i keni maska dhe maskat fytyra. Se si mund të ndodhë kjo, vetëm ju e dini. Sa i përket ministres së Brendshme, ajo ka bërë mashtrim publik. Askush nuk mund të mbrojë një mashtruese publike, e cila është denoncuar nga KLGJ. Çfarëdo lëvdate që t’i thurni, ajo mbetet një mashtruese publike. Bëni ç’të doni, por ky është fakt. Dua të them se falë reformës në drejtësi sot në vend ekziston një urrejtje masive ndaj sistemit të drejtësisë. Kjo urrejtje nuk është ndaj individëve, por ndaj një sistemi që ua ka mohuar shqiptarëve të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Një sistem që, sipas vetë organeve shtetërore, kërkon deri në 15 vite për një vendim gjykate. Një sistem që, për shkak të kësaj vonese të tmerrshme, ka krijuar qindra raste vetëgjyqësie në vend”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vrasja e gjyqtarit, Koçiu debat me Nokën: Përgjegjës jeni ju me gjuhën e urrejtjes
- Berisha: Qeveria fsheh përgjegjësinë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja
Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
I moshuari humb jetën në liqenin e Pogradecit, dyshohet se pësoi infarkt sapo hyri në ujë (VIDEO)
Përfundon me një të vdekur pengmarrja në një bankë në Gjermani, arrestohet autori
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
- 18:58 Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë
- 18:55 Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme