“S’ka negociata për Amnistinë”, Basha: S’mund të përdoret për zyrtarët e korruptuar

22 Shkurt 2024 | 12:06

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha në një deklaratë për mediat se Partia Demokratike nuk do të bëjë negociata për amnistinë penale. Sipas tij qeveria duhet të heqë dorë nga propozimi i projekligjit të amnistisë, nga e cila mund të përfitojnë zyrtarët e korruptuar.

“Dëgjuam një deklarim të PS për arsyen se pse u hoq amnistia. Shpresoj të jetë pjesë e gënjeshtrave të këtyre ditëve dhe të mos jetë pjesë e pazarit të gjësë së gjallë për të peshkuar deputetë për të votuar”,-tha Basha.

Ai lexoi disa nga përfituesit e amnistisë sipas projektligjit të propozuar nga Partia Socialsite.

“Kriteret për përfitimin e amnistisë nga zbritja e dënimit ka një përjashtim, pika c. do të përjashtohen personat e dënuar akuzat penale e të cilëve janë gjykuar nga gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Cilat janë këto vepra, nga të cilatnuk kanë përfitim sipas pretendimit të qeverisë, korrupsioni aktiv që ushtrojnë funksione publike, korrupsioni aktiv i nënpunësve të huaj publik, korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendor, ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimi i detyrës për funksionarët e lartë publik, shkelja e barazisë në tendera…” e pasi listoi kategoritë e të dënuarve që përfitojnë nga kjo amnisti Basha tha:

Hapi i parë që e zgjidh këtë, është heqja dorë nga propozimet që u futën tinëzisht për të përfituar zyrtarët e korruptuar. Së dyti të futën propozimet e PD për tu përfshirë në amnisti protestuesit.

Është kërkesë e PD, nuk është kërkesë për negocim, nuk është negocim është e domosdoshme. Nuk ka asnjë tërheqje, ta marrin parasysh ata që kanë shumicën e votave, është qëndrimi ynë dhe i pandryshueshëm.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026