“S’ka njohje të Kosovës”, Analisti komenton planin franko-gjerman
“Nuk ka njohje de facto të Kosovës”, kështu u shpreh analisti Albinot Maloku në një lidhje live për Euronews.
Duke komentuar propozimin evropian, Maloku tha se i gjithë plani “franko-gjerman” është i imponuar nga Bashkimi Europia dhe “e ka ndryshuar” Lëvizjen Vetëvendosje.
Pjesë nga intervista:
Esmeralda Mulaj: Duket se tashmë gjitha, retorika e zyrtarëve të lartë, e Lëvizjes Vetëvendosje është pak më ndryshe, duket se asociacioni është pranuar.
Analisti Albinot Maloku: E thoni me butësi, ka ndryshuar pak. Pushteti aktual në Kosovë nuk ka ndryshuar pak, ka ndryshuar shumë. Edhe për kauza të nivelit të lartë. Sot me shumë lehtësi nivelet më të larta drejtuese të vendit, seç gjejnë një gjuhë maksimalisht të butë për të treguar ndryshimin e tyre. Kjo nuk është arsyeja që qytetarët e Kosovës kanë menduar që mund të ndodhë. Çështja e asociacionit, ku krijohet situata ku konfirmohet ekzistenca e tij në kuadër të këtij plani “franko-gjerman”, është në shpërputhje totale me synimet e lëvizjes Vetëvendosje. Me gjithë terrin që ka mbretëruar që kur nisën bisedimet me kryeministrin Kurti, por dhe kur u pa që ky plan, e cungon dhe i jep formë tjetër Vetëvendosjes. Kjo mbështillet me petkun se e kemi një njohje de facto. Ndërkohë me plotë bindje nuk e kemi një njohje de facto. Unë konsideroj se ky plan është i imponuar nga Bashkimi Europian., pala kosovare dhe serbe nuk kanë pasur hapësirë manovrimi në kuptimin e dhënies së mendimeve të tyre. Këtë do duhet ta pranonte edhe kryeministri Kurti. Ato 6 pikat kanë mbetur në tavolinën e Kryeministrit.
LEXO GJITHASHTU:
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë