“S’kam asnjë hall”, Shabani debat me Manjanin: Je palë, mbron të pandehurit

4 Prill 2024 | 21:56

Deklarata e kreut të SPAK Altin Dumani, ditën e sotme ka qenë kryefjalë e mediave por dhe temë e emisionit “Now me Erla Mëhillin”  në Euronews Albania.

Kreu i “Nismës Thurje” Endri Shabani është shprehur se është prokuroria ajo që duhet të mbledhë prova që vërtetojnë fajësinë e të pandehurit, e më pas të ja paraqesë. Pikërishtë kjo deklaratë ka bërë ish-ministrin e drejtësisë Ylli Manjani, që të reagojë.

Pjesë nga debati:

Shabani: Prokuroria mbledh prova dhe i paraqet në Gjykatë. Nëse prokuroria mbledh prova, ka vërtetuar fajësinë e të akuzuarve, padyshim që Gjykata do të marrë atë vendim. Roli i prokurorit është të mbledhë prova, të cilat vërtetojnë fajësinë e të pandehurit, këto i paraqet para Gjykatës.

Manjani: Ti shpjegojmë qytetarit realitetin dhe jo teorinë.

Shabani: Ti ke hallin e të pandehurve

Manjani: Nuk jemi njësoj në gjyq, unë nuk kam asnjë hall.

Shabani: Në gjyq ti shkon për të mbrojtur personin që ka vjedh.

Manjani: Po pra, por nuk jemi të barabartë me Prokurorin

Shabani: Unë shkoj për interesin tim si qytetar. Nëse prokurori mbledh prova dhe bën një punë të mirë e ja paraqet Gjykatës, më pas kjo e fundit  shikon pafajësinë ose jo. Nëse prokurori nuk bën një punë të mirë, as Gjykata nuk ka çfarë të bëjë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, eksperti dhe gazetari Egon Loli komentoi Samitim e NATO-s në Turqi ku tha se deklaratat e presidentit...
22:32 | 07/07/2026

Zhulali: Europa mbetet e varur nga SHBA për sigurinë, duhet të marrë më shumë përgjegjësi

E ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, duke komentuar samitin e NATO-s në Turqi, anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali, u shpreh...
21:54 | 07/07/2026