“S’kam shkelur ligjin”, Oketa: Isha ministër kur u bënë procedurat për ‘Partizanin’

22 Shtator 2022 | 12:04

Ish-ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa u shpreh për Euronews Albania se nuk ka shkelur ligjin për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

“Ju siguroj që asnjë në këtë rast as në raste të tjera nuk kam shkelur ligjin. Gjatë kohës që isha ministër këto procedura vazhdonin”, u shpreh Oketa.

Gjatë fjalës së tij ai nënvizoi se dje në SPAK është pyetur nën cilësinë e një personi që ka dijeni për çështjen dhe nuk preferoi të tregonte të tjera detaje.

“Jam pyetur nën cilësinë e një personi që ka djeni për këtë çështje dhe kaq. Çdo lloj komenti tjetër përveç ngjyrimeve politike do të ishte një koment i tepërt. Drejtësia le të bëjë punën  e saj. Dje ishte hera e parë që u thirra në SPAK. Do preferoja që mos komentoja, nuk është çështje këndvështrimë është çështje pozicionesh zyrtare, ne kemi folur me dokumente, me shkresa”, u shpreh Oketa.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026