Skandal në Serbi, Vuçiç “presion” gruas: Trego që nuk është fëmija yt! Ajo në lot: Nëna i ka vdekur, jam tezja

21 Shkurt 2026 | 21:33

Një skenë e rëndë është regjistruar gjatë një takimi me qytetarë në qytetin e Bor, ku presidenti serb Aleksandar Vuçiç u përball me një denoncim publik për mungesën e ndihmës sociale ndaj një fëmije të sëmurë.

Gjatë aktivitetit, një grua kërkoi fjalën për të folur mbi vështirësitë që po has prej nëntë muajsh në marrjen e ndihmës sociale për djalin e saj, i cili vuan nga probleme me zemrën. Ajo deklaroi se, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, nuk ka marrë asnjë mbështetje nga sistemi.

Në vend që të jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi ndihmën financiare, presidenti Vuçiç foli për procedurat dhe kontrollet e qendrave të shërbimeve sociale, duke sugjeruar se mund të ekzistojnë pengesa ligjore që ndikojnë në procesin e pagesave.

Sipas dëshmisë së saj, gruaja kërkoi që çështjet familjare të mos diskutoheshin në prani të fëmijës. Megjithatë, presidenti e inkurajoi të tregonte situatën në detaje, me argumentin se problemi mund të zgjidhej menjëherë.

Nën presion emocional, ajo shpërtheu në lot dhe zbuloi para djalit se nuk ishte nëna e tij biologjike. Gruaja sqaroi se është tezja e fëmijës, se nëna e tij ka ndërruar jetë dhe se prej 13 vitesh kujdeset për të, ndërsa përpjekjet për ta adoptuar ligjërisht kanë rezultuar të pasuksesshme.

“Nuk më lejojnë ta adoptoj. Jam tezja e tij, nëna e tij ka ndërruar jetë. Jam kujdesur për të për 13 vjet, i plotësoj të gjitha kërkesat, dhe ata vazhdojnë të më refuzojnë. Nuk doja që ai ta zbulonte në këtë mënyrë se nuk isha nëna e tij”, tha ajo mes lotësh, ndërsa djali qëndronte i ulur pranë saj.

Pas deklaratës, Vuçiç e përshkroi situatën si të ndërlikuar nga ana procedurale, duke premtuar se do të angazhohet personalisht për shqyrtimin e rastit dhe se do të japë një përgjigje brenda së mërkurës. Ai theksoi gjithashtu se, pavarësisht formaliteteve ligjore, ajo mbetet në çdo rast nëna e fëmijës, për shkak të përkushtimit dhe kujdesit të treguar ndër vite.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Mbrojtjes takim me Dendias në Athinë, detaje nga agjenda

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi do të udhëtojë të hënë në Greqi ku pritet të zhvillojë një takim me homologun e tij grek, Nikos Dendias...
20:08 | 28/06/2026

Incidentet në festimet për “Vidovdan”, reagon policia e Kosovës: 37 të shoqëruar për thirrje provokuese

Policia e Kosovës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimin e disa serbëve dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve gjatë manifestimeve për “Vidovdan”.  Policia bën...
19:30 | 28/06/2026

Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen

Mijëra protestues pritej të mblidheshin në qytetin serb të Kralevës të dielën, një ditë pasi Presidenti Aleksandar Vuçiç tha se do të jepte dorëheqjen, duke hapur...
18:09 | 28/06/2026