Skandali i rrugës Tiranë-Elbasan, SPAK heton zyrtarët e lartë

Rruga Tiranë-Elbasan
3 Shkurt 2022 | 16:55

Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan u shoqërua me akuza te forta për shpërdorim fondesh dhe si pasojë u arrestuan dhe hetuan tre persona.

Por gjykata e Tiranës i ka shpallur të pafajshëm pasi nuk u gjet asnjë provë për korrupsion, apo shpërdorim detyre. Në vendim, gjykata argumenton se të tjerë zyrtarë në ministrisë së infrastrukturës dhe autoritetit rrugor kanë shkelur ligjin dhe ia ka dërguar dosjen SPAK për hetime të tjera.

Rruga nisi me një kosto prej 222 milion dollarësh por deri në përfundim i mori shqiptarëve rreth 330 milionë dollarë.

Rruga Tiranë-Elbasan
Rruga Tiranë-Elbasan

Në shkurt të 2018, Dashamir Xhika, asokohe drejtues i autoritetit rrugor u arrestua për korrupsion. Bashkë me të, përfunduar në qeli edhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qorduka.

Akuza e ngritur ishte se kishin abuzuar me fondet e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan. Auditi i Ministrisë së Infrastrukturës së drejtuar nga Damian Gjiknuri, llogariti se dëmi i shkaktuar ishte 36 milion dollarë.

Pas auditit, Gjiknuri paditi Dashamir Xhikën dhe vartësit e tij duke pretenduar se kostot e rrugës janë rritur për të favoruziar kompaninë Aktor që po ndërtonte rrugën. Nga ky veprim ata do të përfitonin para për vete.

Pas hetimeve, prokurorët e prokurorisë së krimeve të rënda nuk gjetën prova për të vërtetuar korrupsionin. Si pasojë, në tetor të 2018 ata ia kaluan dosjen prokurorisë së Tiranës për të hetuar për shpërdorim detyre.

Dosja e madhe e korrupsionit të rrugës Tiranë-Elbasan u shfry dhe zyrtarët u liruan nga burgu. Në korrik të vitit 2021, ata u pastruan edhe nga akuza e shpërdorimit të detyrës pasi prokuroria e Tiranës kërkoi pushimin e çështjes.

Dashamir Xhika dhe vartësit e tij jo vetëm nuk kanë kryer korrupsion por gjykatësi Erion Bani argumenton se ata kanë shpëtuar para nga buxheti i shtetit.

Ata kanë miratuar një pagesë për kompaninë AKTOR prej 25 milion eurosh të cilën bordi i mosmarrëveshjeve e bllokoi. Pas kësaj firma greke dërgon në arbitrazhin e Parisit shtetin shqiptar.

Ky bllokim i kushtoi shtetit shqiptar humbjen e gjyqit në arbitrazh ku përveç 754 mijë dollarëve të shpenzimeve gjyqësore, Shqipëria duhet t’i paguajë firmës AKTOR edhe 44 milion dollarë për punimet të cilat i kishte kryer.

Për të gjitha këto veprime, gjykata i kërkon SPAK të hetojë me pretendimin se dikush ose nga autoriteti rrugor, ose nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, ka shpërdoruar detyrën.

Dëmi sipas gjykatës lidhet pikërisht me 754 mijë dollarët e paguara për studio e avokatisë dhe shpenzimeve gjyqësor në Paris.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qytetarët marshim në rrugët e Tiranës, protestë para komisariatit nr. 3: Lironi çunat (VIDEO)

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar me agjendën e tyre...
21:59 | 02/07/2026

Grupi koordinues i protestës: Nuk dorëzohemi, do të vazhdojmë protestën paqësore derisa shqiptarët të fitojnë

Gazetari Klevin Muka këtë të enjte ka lexuar një komunikatë në emër të grupit koordinues të protestës ku ka deklaruar se protesta e sotme para Parlamentit...
20:45 | 02/07/2026

Largimi i Hasan Verracakut nga “arresti në shtëpi”, AMP arreston 4 efektivë policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar katër punonjës të Policisë së Shtetit në Shkodër, të dyshuar për “shpërdorim detyre”, në lidhje me largimin e...
19:50 | 02/07/2026