‘Skemë e kalbur’, Manjani: Me pushtetin lokal nuk kemi qullosu gjë
Juristi Ylli Manjani thotë se sondazhi i Euronews Albania mbi perceptimin e qytetarëve rreth pushtetit lokal tregon se nevojitet një reformë shumë e thellë në këshillat bashkiakë, duke nisur nga depolitizimi.
Në emisionin Barometri, Manjani u shpreh se sondazhi i Euronews Albania mbi perceptimin e qytetarëve rreth pushtetit lokal tregon se ai është një zgjatim i atij qendror, ‘një skemë e kalbur që ka nevojë të ndryshohet’.
“Ky sondazh ishte shumë i qartë, që këshillat bashkiak janë të parëndësishëm për perceptimin qytetar. Kjo tregon edhe një herë që ne, me pushtetin lokal nuk kemi qullosur asgjë. Deri tani kemi parë që pushteti lokal është një zgjatim i atij qendror është një skemë e kalbur. Në këtë kuptim duhet një përmbysje e kësaj skeme. Duhet ndërtuar një sistem sa më jo politik në pushtetin lokal. Pushteti lokal duhet të jetë sa më gjithëpërfshirës për komunitetin pa ndasi politikë. Na duhet një pushtet lokal krejt tjetër”, tha Manjani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqiptarët të painformuar për mënyrën e përcaktimit të buxhetit dhe taksave
- ‘Vjen nga Partia e Punës’, Dalipi-Topollajt: S’di çfarë flet, s’do jesh në këshill
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
- 13:39 Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!
- 13:35 Kryeministri hungarez kërkon nga BE-ja rimbursimin e gjobave për emigracionin
- 13:27 Andy Burnham emërohet zyrtarisht udhëheqësi i ri i Partisë Laburiste