“S’kemi nevojë për patronazhizëm”, Osmani: Marrëdhëniet e mia me Ramën dhe Kurtin

1 Mars 2024 | 12:11

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani tha në një intervistë për gazetaren Esmeralda Mulaj në Euronews Albania se për herë të parë është arritur që vendimet për RMV të merren në Shkup nga maqedonasit dhe shqiptarët krah për krah.

Sipas tij, historikisht vendimet për RMV janë marrë në Beograd dhe ndonjëherë edhe në Prishtinë apo Tiranë.

“Ka një keqkuptim edhe në Shqipëri edhe në Kosovë, kur shkojmë ne atje si funksionarë shqiptarë shihemi sikurse ne jemi vetëm mbrojtësit e të drejtave të shqiptarëve. Ne jemi udhëheqës të shtetit atje, jemi zot në shtëpinë tonë. Jam ministër i Jashtëm i RMV dhe sot qëndrimi zyrtar ndaj Kosovës është që mbështesim dialogun Kosovë-Serbi me qëllim njohjen e ndërsjellë”, tha Osmani.

Ai i cilësoi si korrekte dhe institucionale marrëdhëniet me dy kryeministrat shqiptarë, Albin Kurti dhe Edi Rama ndërsa theksoi se si ministër i jashtëm do bashkëpunojë me atë udhëheqës që është vullnet i kombit.

Osmani vlerësoi kryeministrin shqiptar për qëndrimin që ka mbajtur ndaj shqiptarëve në RMV, duke bërë thirrje për bashkim pa mbajtur anë. Sipas tij, shqiptarët në RMV nuk kanë nevojë për patronazhizëm, por bashkëpunim pasi janë zot në shtëpinë e tyre.

“Marrëdhëniet me Ramën janë parimore dhe korrekte. Ai ka mbajtur një parim  tjetër; ka thirrur në bashkim, po nuk ka mbajtur anë. Ne nuk jemi pakicë në RMV, sot kemi kryeministrin, ministrin e Jashtëm. Nuk ka duhet asnjë patronazhizëm, na duhet bashkëpunim, por jemi zot të shtëpisë sonë. Nëse fillojmë me ndërhyrje politike, prishim raportet etnike dhe politike që i bëjnë shqiptarët vendimtarë, prishen balancat”, tha Osmani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbuluar prapaskenat e mbërritjes së liderëve në samitin e NATO-s dhe arsyet...
10:25 | 08/07/2026

Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar

Ish-këshilltari i presidentit Bill Clinton, Christopher Hyland, i ftuar këtë të hënë në studion e Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, në një sërë çështjesh të...
12:24 | 29/06/2026