BDI me kandidat për president në RMV

18 Shkurt 2024 | 14:58

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ditë më parë nuk e mohoi se mund të jetë kandidat i BDI-së për president të Maqedonisë së Veriut, por gjatë së shtunës deklaroi se kjo çështje nuk është shtruar në organet e partisë dhe pas diskutimeve do të veprohet. Sipas tij, të gjitha opsionet mbeten të hapura.

Por, një gjë, sipas Ahmeti mbetet e qartë, BDI-ja do të ketë kandidat për president.

“Sigurisht edhe Bashkimi Demokratik për Integrim derisa u politizua kandidatura për President edhe BDI do të ketë kandidatin e vet”, tha Ali Ahmeti.

Këto komente kreu i BDI-së i bëri gjatë shënimit të “Ditës së Plisit” në Shkup, ku nën përkujdesje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, në Teatrin Shqiptar në Shkup, për nder të përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, u mbajt Koncerti solemn i Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026