“Skenari i mosbindjes civile”, Belind Këlliçi tregon prapaskenat e mbledhjes në PD

26 Shtator 2022 | 21:20

Deputeti i PD-së Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ka dhënë detaje në lidhje me diskutimet në Këshillin Kombëtar të PD-së që u mblodh ditën e sotme.

Këlliçi tha se do të zhvillojnë një protestë që nuk do të ketë kthim pas, ndërsa shtoi se aksioni opozitar do të shoqërohet me greva, mosbindje civile, revolta dhe me denoncime në Kuvend.

“Nuk besoj se është çështje date por është çështje koordinimi mbi të gjitha, një aksioni shumë planësh. Koordinimi me faktorët opozitarë, me shoqërinë civile. Është lënë një takim këtë javë me sindikatat. Nuk është ideja që të bëjmë një protestë për hir të protestës.  Ideja është se do bëjmë një protestë pa kthim pas. Do të jetë një protestë me koordinim të detajuar. Aksioni do të jetë i shoqëruar me greva, me mosbindje civile, me revoltë dhe me një aksion të fortë denoncimesh në parlament”- tha deputeti.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026