“Skenar për sulme të përgjakshme”- Raci: Ka ende celula paramilitarësh në Veri
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe katër emisarët e shteteve perëndimore, theksuan dje në Prishtinë, nevojën që Kosova ta themelojë pa vonesa Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Analisti Gazmir Raci në një intervistë për Euronews Albania theksoi se emisari i BE-së nuk është treguar transparent me atë që ndodhi në mbledhje.
Mes të tjerash ai shtoi se ka pas paralajmërime se në Veri dhe në brendësi të Kosovës ka grupe që mund të jenë të rrezikshme për vendin dhe për popullsinë.
“Nuk e dimë se çfarë sollën këto emisarë, a sollën një plan të ri të sekuecimit, Nëse kemi një plan të ri sekuecimit siç ka qenë para 24 shtatorit nuk mendoj se kemi progres. Nëse kemi një plan të sekuecimit që po flitet jo zyrtarisht që mund të jetë nisje e zbatimit të planit franko-gjerman në mënyrë paralele duke filluar nga çështjet kryesore. Këtë do të duhet të na e shpjegonte përfaqësuesi i BE-së, i cili ka mungesë të transparencës. Ndërmjetësi duhet të tregonte diçka për publikun, nuk po them që të hapte dokumentet. Do të duhej të ishte i qartë, dhe për grupet që mund të jenë në terren.
Pas datës 24 shtatorit është paralajmëruar se ka ende disa celula të këtyre grupeve në pjesën veriore. Por dhe në pjesën jugore në brendësi të Kosovës është një rrezik potencial që të hakmerren ndaj institucioneve të sigurisë së Kosovës, si rasti në Pejë në kohën e luftës”-tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
- 14:06 Përshkallëzohet konflikti, SHBA sulmon Iranin për të gjashtën ditë radhazi, luftohet për Ngushticën e Hormuzit (VIDEO)
- 14:04 Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian