Skënderbeu U-19 sfidon Aston Villën në raundin e dytë të UEFA Youth League
Skuadra U-19 e Skënderbeut ka siguruar kualifikimin për në raundin e dytë të UEFA Youth League, pas një performance mbresëlënëse ndaj Inter Club D’Escaldes nga Andorra.
Pas fitores 10-0 në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Estadi Nacional” në Andorrë, korçarët konfirmuan epërsinë edhe në takimin e dytë, duke fituar me rezultatin 5-0 në stadiumin “Skënderbeu” në Korçë.
Me rezultatin e përgjithshëm 15-0, ata avancojnë bindshëm në fazën pasardhëse të kompeticionit.
Në raundin e dytë, Skënderbeu do të përballet me ekipin U-19 të Aston Villa-s.
Ndeshja e parë do të luhet më 22 tetor në Korçë, ndërsa ajo e kthimit më 5 nëntor në Angli.
Kampionët e Shqipërisë në këtë kategori vijojnë të prodhojnë talente për ekipin e parë dhe për përfaqësueset zinxhir të Kombëtares.
Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 13:05 Vdekja e 7-vjeçarit në Elbasan, Apeli konfirmon masën “arrest me burg” për Petri Bozon
- 12:51 Konflikt me thikë në Poliklinikën e Shkodrës, plagoset një person
- 12:47 Përfshihet nga flakët një biznes në qendër të Elbasanit
- 12:40 Zgjaten hetimet për vrasja e gjyqtarit Kalaja, avokati i Shkambit kundërshton statusin “Dëshmor i Atdheut”
- 12:29 Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit
- 12:17 Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së