Skocia goditet nga stuhia, anulohet lëvizja e trenave, bllokohen rrugët

4 Gusht 2025 | 17:52

Autoritetet në Skoci anuluan lëvizjet e trenave, mbyllën rrugë e parqe dhe paralajmëruan qytetarët që të bëjnë kujdes pasi një stuhi e rrallë vere, me erëra shkatërruese, do të godasë veriun e Britanisë.

Zyra Meteorologjike në Mbretërinë e Bashkuar shpalli alarmin në nivelin “portokalli” për shkak të erërave që pritet të mbërrijnë nga stuhia “Floris”, që do të thotë se ekziston rreziku potencial ndaj jetës së njeriut, sidomos nga valët e mëdha në zonat bregdetare.

Agjencia deklaroi gjithashtu se erërat mund të arrijnë një shpejtësi prej 137 kilometrash në orë, të shoqëruara nga shira të dendura.

Stuhia po e godet vendin në kulmin e sezonit turistik, kur qindra mijëra njerëz marrin pjesë në festivalet e shumta që mbahen në kryeqytetin Edinburg.

Edinburgh Military Tatto, një nga eventet kryesore turistike, i pasur me muzikë dhe ushqime u anulua ditën e hënë për shkak të motit të keq.

Nga ana tjetër, kompanitë hekurudhore anuluan shërbimet në pjesën dërrmuese të vendit. Të njëjtën gjë bënë edhe tragetet.

Stuhia “Floris”, një emër i vendosur nga autoritetet meteorologjike, mund të godasë edhe pjesë të Irlandës së Veriut, Uellsit dhe Anglisë veriore.

Zyrtarët u bënë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm nëse ndërmarrin udhëtime dhe ta konsiderojnë atë një “udhëtim dimri” e jo vere.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë vdekje gjatë muajit qershor

Vala ekstreme e të nxehtit që përfshiu Europën në fund të muajit qershor ka shkaktuar të paktën 12 mijë vdekje shtesë në rreth 10 vende...
22:09 | 16/07/2026

Studimi: Netët tropikale po na prishin cilësinë e gjumit dhe reduktojnë orët e tij

Ndryshimet klimatike po ndikojnë drejtpërdrejt edhe në gjumin e njerëzve. Një analizë e re zbulon se temperaturat e larta gjatë natës po i shkaktojnë botës...
21:40 | 16/07/2026

Katër deputetë grekë nën akuzë për abuzim me subvencionet evropiane

Zyra e Prokurorit Evropian në Athinë ka ngritur akuza ndaj 22 të dyshuarve, përfshirë 4 deputetë, figura politike dhe ish-zyrtarë, në kuadër të një hetimi...
21:34 | 16/07/2026