S’komentoj vendimin e gjykatave, thotë Rama për dënimin ndaj Tahirit

5 Shkurt 2022 | 12:05

“Unë nuk komentoj asnjëherë vendimet e gjykatave”. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama teksa u pyet nga gazetarët për dënimin me burg për ish-ministrin Saimir Tahiri.

“Unë e kam ditur mirë çfarë kam bërë ku ka udhëhequr Reformën në Drejtësi. 100 herë të kthehesha mbrapsht 100 herë do të bëja të njëjtën gjë. Por sot jemi këtu për një çështje tjetër”, tha kreu i qeverisë në konferencë.

Një ditë më parë Gjykata e Posaçme la në fuqi vendimin e shkallës parë për ish-ministrin, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do të vuajë 3 vite e 4 muaj. Ai mund të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi.

Aktualisht Tahiri po qëndron në burgun 313 në kryeqytet, ku është vendosur në një dhomë më vete.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, se samiti i ardhshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut do...
15:45 | 08/07/2026

Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, njoftoi këtë të mërkurë nga Turqia se samiti i radhës i Aleancës së Atlantikut të Veriut do të...
15:28 | 08/07/2026

Deklarata e plotë e Samitit të Ankarasë: NATO riafirmon mbrojtjen kolektive dhe mbështet Ukrainën

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar Deklaratën përfundimtare të Samitit të Ankarasë, ku riafirmojnë angazhimin për mbrojtjen kolektive sipas Nenit 5 të Traktatit...
15:08 | 08/07/2026