Sllovenia shpall non grata Dodikun, i ndalon hyrjen në vend
Qeveria e Sllovenisë i ka ndaluar hyrjen liderit të serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik. Vendimi është bërë publik nga zëvendëskryeministri slloven, Matej Arqon, i cili tha se arsyeja mbetet “sekret”.
Në fillim të gushtit, Dodik u dënua me vendim të formës së prerë me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalim të ushtrimit të funksioneve publike në Bosnje e Hercegovinë, për shkak të mosrespektimit të vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Si pasojë, Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjës ia hoqi mandatin e presidentit të Republikës Sërpska.
Dodik tashmë përballet me ndalime të ngjashme edhe në Austri dhe Gjermani, ndërsa Polonia dhe Estonia kanë nisur procedurat për masë të njëjtë. Në korrik, deputetët e Parlamentit Evropian kërkuan vendosjen e sanksioneve ndaj tij për shkak të retorikës përçarëse dhe politikës secesioniste, por BE-ja nuk ka arritur të harmonizohet për shkak të kundërshtimit të kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Ndërkohë, Dodik gjendet që prej vitit të kaluar në “listën e zezë” të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe është objekt i sanksioneve për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit dhe cenimin e integritetit territorial të Bosnjës. Sanksionet përfshijnë ndalim transaksionesh financiare për të, familjarët dhe kompanitë e lidhura me ta.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç: Aleanca ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci, kundër Serbisë! Duhet të mbrohemi
- Vuçiç paralajmëron blerje armësh nga Kina, kritikon fqinjët
- Putini takon Vuçiçin në Pekin: Energjia në qendër të bashkëpunimit
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë