English

Sloganet e fushatës në Kosovë: Partitë nisin takimet, ja çfarë thonë gazetarët

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Partitë politike që janë pjesë e garës elektorale, tashmë edhe zyrtarisht kane filluar të kërkojnë votën e qytetarëve. Që nga e shtuna nisen karvanin e tyre të tubimeve e takimeve me qytetarë para të cilëve do të shpalosin ofertën e tyre politike. Por, si nisi kjo fushatë dhe cilat janë sloganet e pikat kryesore që po i përdorin partitë e mëdha politike? 

- Advertisement -

Sipas analistëve e gazetarëve ‘Vetëvendosje’ ashtu siç edhe është pritur, në mungesë të sukseseve në shumë fusha po përdor ato kartat që i konsideron suksese të qeverisjes së tyre. 

“Po përpiqen të luajnë më kartën e Veriut, por edhe me çështjen e të pagjeturve. Po përpiqen ti kapitalizojnë këto dy suksese”, tha Rrahman Paçarrizi, profesor universitar.

Është nisur fushata në Gjakovë që është në kufi me Shqipërinë dhe e ka vazhduar të nesërmen në veri të Mitrovicës, që nënkupton se Kosova është e çliruar nga Shqipëria në kufi me Serbinë

Sa i përket Partisë Demokratike të Kosovës, Paçarrizi e Kabashi dallojnë në qëndrime. 

“Slogani i PDK-së është i tillë: “Ma mirë”, në kuptimin që nuk është keq por ka dhe më mirë sa është aktualisht”, tha gazetari Kabashi.

Ndërsa profesor Paçarrizi shprehet se: Partia Demokratike e Kosovës e cila është ende e lënduar, për faktin se udhëheqësit e saj kryesorë i ka duke u përballur me një proces të vështirë. Nuk duket që është e gatshme t’i hyjë betejave të tjera”.

Ndërsa, Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas tyre ka nisur me ashpërsi ndaj pushtetit, ç’ka edhe është pritur.

“LDK-ja është goditur më së shumti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe tani LDK-ja dëshiron t’ia kthejë kusurin”, theksoi Rrahman Paçarrizi.

“Ajo që ishte cent më cent, sigurisht i referohet aferave korruptive për të cilat akuzohet kjo qeveri. Ndërsa këtu Lumir Abdixhiku është imun”, tha Bekim Kabashi.

Por, dallojnë edhe në qëndrimin sa i përket asaj se si e shohin nisjen e fushatës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me aleatët. 

“Kosova ka fituar Luftën me ata, ka fituar lirinë, dhe mund të fitoj sërish në këto zgjedhje, për të çuar përpara projektet që Kosova akoma nuk i ka përmbushur”, përfundoi gazetari Kabashi.

Nga ana tjetër, profesori universitar tha se: ‘Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës’ bashkë me ‘Nismën’ dhe me subjektet e tjera të vogla, e kanë një territor kompakt i cili u siguron një votë goxha të qëndrueshme”.

Fushata elektorale për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë ka nisur me 11 janar dhe mbyllet me 8 shkurt.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Donald Trump prezantoi kriptomonedhën duke rritur frikshëm pasurinë brenda natës! Çfarë mendoni për lëvizjen e tij?