“S’mjafton për largimin e Ramës’, analistët komentojnë protestën e 7 korrikut
Protesta e 7 korrikut u konsiderua si një test i kaluar me sukses nga Sali Berisha që pas marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike.
Kritik permanent ndaj Berishës qe pas shpalljes “non grada” nga SHBA, Ergys Mërtiri, pranoi gjithsesi se tubimi tregoi forcën e Berishës si brenda opozitës por edhe përballë maxhorancës.
“Protesta ishte e suksesshme për zotin Berisha. Për mua nuk ka asnjë looj suksesi dhe mendoj që nuk sjell dobi aksionit opozitar në përgjithësi. Kjo protestë nuk dëshmoi që ai nuk mund ta mundë Ramën”, u shpreh analisti.
Ndërsa Plator Nesturi, e komenton si një sinjal për ekzistencën e PD protestën e një dite më parë.
“Ishte një angazhim goxha i madh i strukturave të PD-së për të treguar që ekzistojnë akoma”, u shpreh ai.
Përtej masivitetit të protestës, për Mërtirin, opozita mund të fillojë të mendojë për pushtetin kur të afrojë pranë saj edhe pjesën gri të elektoratit.
Ndërsa për Nesturin problem për PD dhe Berishën do të jetë menaxhimi i situatës pas protestës për të mos krijuar pakënaqësi tek qytetarët.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia