Snajperisti nga Izraeli: Nuk dua të vras njerëz, por dua të mbroj jetët e hebrenjve
Snajperisti rezervist izraelit Rudy Rochman, ishte këtë të premte në një intervistë për “Good Morning Albanians”, ku tha se ai nuk është futur në luftë se do të vrasë njerëzit, por sepse do të mbrojë popullin e tij hebre.
Ai tha se situata në rripin e Gazës po manipulohet, pasi nuk është një luftë mes Izraelit dhe Palestinës, por një luftë e Izraelit me Hamasin.
“Unë jam 30 vjeç. Kam shërbyer në ushtri në 2011. Unë kam pozicionin si snajperist. Ne nuk duam të vrasim dikë, por nëse vjen dikush për të vrarë partnerët, bashkëshortët familjen. Do bëjmë atë që duhet të bëjë për të mbrojtur familjen. Unë nuk e shikoj se unë jam snajperist e ushtar sepse dua të marr jetët e njerëzve.
Është e kundërta. Unë dua të sigurohem që njerëzit e mi nuk do të vriten. Ne nuk jetojmë me luksin që jetojnë njerëzit e tjerë në botë. Shumica e njerëzve zgjodhën e shkojnë në shtëpi të sigurt, ndërsa hebrenjtë janë sulmuar për mijëra vite vetëm sepse janë hebrenjë”,-tha snajperisti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Dhoma e Përfaqësuesve miraton 14.5 miliardë dollarë ndihma për Izraelin
- “Krime lufte në Gaza”, komisioneri i OKB-së: Sulmet e Izraelit, joproporcionale
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë