“S’ndihem i braktisur”- Gjiknuri për largimin nga posti dhe akuzat e inceneratorëve
Ndërsa Damian Gjiknuri i ka dorëzuar detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm pasardhësit të tij, Blendi Klosit ai iu përgjigj dhe pyetjeve të gazetarëve, duke thënë ndër të tjera se nuk ndihet i braktisur nga kryetari i partisë, kryeministri Rama.
Ndërkohë, sa i takon fjalëve se ky shkarkim ka ardhur si pasojë e përfshirjes së Gjinkurit në afera të jashtëligjshme, ai u shpreh se nuk është hera e parë që është akuzuar kot duke bërë kështu me dije se nuk ka asnjë çështje në SPAK të hapur për të dhe se shkarkimi lidhet me një riformatim që bëhet gjithnjë në Partinë Socialiste pas procesit zgjedhor.
“Nuk e quaj fare braktisje. Për mua fundi i diçkaje është dhe fillimi i diçkaje të re dhe jeta më ka mësuar që gjithmonë të jem përballë të ashtuquajturave të papritura, që duhen parë jo vetëm në kontekstin e kohës, por vendimmarrja duhet parë në efektet që sjellin në terma disi më afatgjatë. Njeriu e ka të pamundur që në momentin që ndodh diçka të kuptojë dimensionin e vendimmarrjes. Do të dojë shumë kohë për të kuptuar se çfarë të mirash sjell kjo vendimmarrje dhe çfarë efektesh do të sjellë për të mirën e përgjithshme. Unë jam mësuar me akuza, s’është hera e parë që unë jam akuzuar. Ju e mbani mend që akuzohesha për 600 milionë euro të CEZ sikur i kisha vjedhur e të tjera si këto. Çështja shkoi deri në Gjykatën e Lartë, ku unë bashkëpunova me drejtësinë dhe e vërteta doli. Nga ana tjetër nuk është hera e parë që akuzohemi për akuza gjithmonë të karakterit politik,” – u shpreh Gjiknuri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjiknuri i dorëzon detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm Blendi Klosit
- Akuzat për inceneratorët, Gjiknuri: Udhëtimet e mia janë zyrtare, jo për qejf
Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona