Sociolinguisti Martin di Maggio: Zero ndihmë nga Shqipëria për ruajtjen e gjuhës arbëreshe
Shteti shqiptar ka dhënë zero kontribut për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës arbëreshe. Kështu u shpreh në emisionin ‘Mirmëngjes’ në Euronews Albania, sociolinguisti arbëresh Martin di Maggio.
“Ka dhënë vetëm një fond për disa studime, të cilat fokusohen në gjuhën standarde shqipe”, u shpreh sociolinguisti.
Ai tha se mënyra se si arbëreshët e ruajnë gjuhën dhe traditën është duke mbajtur marrëdhënie me një-tjetrin dhe duke ua mësuar gjuhën fëmijëve.
Mirëpo kjo gjuhë rrezikon të zhduket, tha ai, jo vetëm sepse nuk ka një sistem për ta mirëmbajtur, por edhe për shkak të teknologjisë. Sidomos fëmijët janë në kontakt me teknologjinë, një dritare drejt globalizmit ku rrallë herë has shenja të gjuhës arbëreshe.
Në komunitetet arbëreshe në Itali ka shkolla të gjuhës shqipe. Mirëpo, Martin di Maggio thotë se këto shkolla janë të fokusuara në mësimin e gjuhës standarde shqipe, gjë që nuk ndihmon për ruajtjen e vlerave të gjuhës arbëreshe.
Këtë e vuri në dukje edhe gjuhëtarja Ledi Shamku, e cila tha se Shqipëria nuk ka nevojë “të kolonizojë” askënd, dhe duhet të kontribuojë që ajo pjesë e shqipes, që është arbërishtja, të ruhet në formën e saj më të pastër.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 18:32 Mijëra hungarezë i bashkohen marshimit të parë të Krenarisë në Budapest që nga humbja e Orbanit
- 18:30 “Dorëheqja e Vuçiç do ndryshonte gjithçka në Serbi”, analisti: Ja kush do kishte përparësi
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese