Sociologu: Vjehrrat i shohin nuset si shërbëtore, si dado dhe makineri fëmijësh
Sociologu Gëzim Tushi është shprehur se vjehrrat në Shqipëri duhet të heqin dorë nga koncepti që t’i shohin nuset si shërbëtore, si dado dhe makineri fëmijësh.
Komentet Tushi i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku tha se familja shqiptare është kthyer në një vend ku lindin 80-90 % e konflikteve, vrasjeve e vetëvrasjeve, në vend që të ishte e kundërta.
Ai shtoi gjithashtu se nuk mungojnë familjet që marrëdhëniet mes nuses dhe vjehrrës janë në harmoni të plotë, ku mbizotëron besimi kundrejt njëra-tjetrës.
“Nganjëherë ndodhd që marrëdhëniet mes nuses dhe vjehrrës apo edhe kunatës prishën në momentin që prishet marrëdhënia e besimit mes tyre. Familja shqiptare dhe shtëpia që është rezidenca e familjes shqiptare, janë bërë problematike në ditët e sotme.
Nëse do kemi një statistikë, 80-90 % e vrasjeve dhe vetëvrasjeve kryhen brenda mureve të shtëpisë, që duhet të ishte një institucion i mbrojtjes. Ka familje që marrëdhëniet janë në harmoni mes vjehrrës e nuses.
Por kërkon një lloj tolerance reciproke, sepse nëse vjehrra mendon se ka marrë një qenie të huaj në shtëpi për të bërë nusen e mirë, që duhet të kthehet vetëm në shërbëtore, në dado dhe makineri riprodhuese, për të kënaqur dëshirat mishtore të djalit të saj, ky koncept është i tmerrshëm. Ka vjehrra që futen mes çifteve, vjehrra obsessive”, tha Tushi.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh