Softa: Çështja e Klosit të kalojë në SPAK, mund të jenë të ardhura nga abuzimi

10 Janar 2023 | 13:42

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka komentua ngjarjen më të diskutuar ditëve të fundit, vjedhjen në shtëpinë e zyrtares Alda Klosit dhe pasurinë e paluajtshme të kësaj të fundit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kjo çështje duhet të kalojë në dorën e SPAK pasi bëhet fjalë për zyrtarë të lartë.

“Çdo e keqe ka një të mirë, fakti që kjo vjedhje është e rëndë. Kjo e keqe dha një të mirë sepse evidentoi një problem  apo disa probleme dhe unë mendoj se hetimi duhet t’i kalojë SPAK sepse bëhet fjalë për zyrtarë të lartë dhe dyshohet se këto para mundtë mos jenë të ardhura nga biznesi apo nga kursimet por mund të jenë të ardhura për shkak të abuzimit në detyrë”- tha ai.

Më tej ai theksoi se Klosi në momentin që ka bërë denoncimin për paratë e vjedhura e ka menduar se çfarë do thotë se ku ka gjetur këto para.

Sipas Softës, Klosi nuk e ka menduar se çështja do të bëhej kaq e madhe.

“Klosi ka qenë e përgatitur për të thënë se paratë e vjedhura i kam fituar në këtë formë, por nuk ka menduar ajo që kjo gjë do të merrte këtë vëmendje mediatike dhe të opinionit publik”- theksoi Softa.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024