Soko: Duhet të jemi ekonomi eksporti, të ndjekim shembullin e Maqedonisë

16 Korrik 2023 | 21:58

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ishte këtë të diel në emisionin “Review” në Euronews Albania për të folur rreth rënies së euros dhe dëmit që ajo po sjell në ekonominë shqiptare.

Soko tha se një gjë që mund ta zgjidhte këtë do të ishte kalimi nga një ekonomi konsumi në ekonomi eksporti.

“Ne duhet të ishim shkëputur dhe duhet të kishim ndjekur Maqedoninë e cila nëse ne kemi rreth 55% të ekonomisë konsum, Maqedonia 60% të ekonomisë e ka eksport.

Kjo, kalimi nga një ekonomi konsumi në ekonomi eksporti është evolucioni i nevojshëm që i duhet një ekonomie për t’u maturuar në kapitalizëm. Do doja që Shqipëria të ecte drejt kësaj, por ne po e helmojmë eksportin e ligjshëm shqiptar”,-tha Pano Soko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026