Sondazhet nxjerrin Vuçiç fitues të zgjedhjeve në Serbi

31 Mars 2022 | 17:35

Partia Progresive e Serbisë, e presidentit Aleksandër Vuçiç sipas sondazheve, pritet të fitojë zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen këtë të diel.

Por, ka pak gjasa të sigurojë një mazhorancë dërrmuese prej 188 vendesh nga 250 që ka Parlamenti serb.

Një sondazh i fundit i kompanisë “Faktor Plus”, i publikuar të mërkurën në të përditshmen “Blic”, e nxjerrë partinë e Vuçiç fituese me 53% të elektoratit.

Një grupim i partive të ndryshme të opozitës, i quajtur Aleanca për Fitoren, pritet të dalë i dyti me 13.7 për qind të votave, ndërsa partneri i Vuçiç, Partia Socialiste e Ivica Daçiç e treta me 10.2 për qind të elektoratit.

Një ultranacionalist në vitet ’90, kur Serbia ndërmori spastrimet etnike në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë, Vuçiç u bë politikan pro-evropian në vitin 2008.

Por kritikët thonë se popullariteti i tij vjen si pasojë e stilit autokrat të udhëheqjes, që përfshin kontrollin e rreptë të mediave dhe punësimin në institucionet shtetërore vetëm të mbështetësve të tij.

Madje, opozita serbe shkon edhe më tej kur thotë se zgjedhjet do të jenë të manipuluara dhe se persona fiktivë po u shtohen listave zgjedhore.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kundërshtuar rikthimin në sistemin e drejtësisë të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë që dhanë dorëheqjen në vitin 2022,...
15:55 | 24/07/2026

Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA

Një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë po bën presion që sesioni vjetor i vitit 2027 i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të zhvillohet...
15:52 | 24/07/2026

Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti këtë të premte është shpallur fajtor lidhur me akuzën për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove. Gjykata Themelore në...
14:35 | 24/07/2026