Barometri/ Si ka ndryshuar mendimi pozitiv për Ramën, Berishën, Metën e Bashën
Pëlqyeshmëria për liderët ka qenë në foksuin e pyetjeve që Barometri në Euronews Albania, ju ka bërë qytetarëve këtë herë.
Nga të dhënat e marra nga 1000 intervista të bëra ballë për ballë në janar të këtij vitit rezulton mendimi pozitiv për Ramën është 52% dhe ai negativ 44,3 %.
Mendimi pozitiv për Sali berishen është 28.7 % dhe mendimi negativ për të është 67.5 %.
Për Lulzim Bashën mendimi pozitiv është 14, 5% dhe mendimi negativ është 82% dhe mendimi pozitiv për kreun e Partisë së Lirisë Ilir Meta është 8.4 % dhe mendimi negativ është 87.3 %.
I matur në tre muaj të njëpasnjëshëm mendimi pozitiv apo pëlqyeshmeria për liderët e partive kryesore në vend ka pësuar lëvizje të vogla në %.
Rama në periudhën nëntor, dhjetor dhe janar ka lëvizur nga 47.8 %-53% dhe 52 % muajin e fundit , duke ruajtur muajt e fundit një qëndrueshmeri në pelqyeshmeri tek qytetarët.
Berisha ndërkohë në periudhën nëntor-dhjetor-janar, periudhë e shoqëruar me procesin e SPAK kundër tij ka lëvizur nga 30.6% ne 27 % dhe 28.7 % pelqyshmeri muajin e fundit duke ruajtur edhe ai një qëndrueshmeri në pëlqyeshmerine tek njerzit në periudhën dhjetor-janar.
Lulzim Basha me të dhënat e krahasuar të tre muajve rezulton të ketë një rënie më të ndjeshme përkatësisht nga 21% pëlqyeshmeri në nëntor ne 25.3% në dhjetor dhe 14% në matjet e fundit të janarit.
Ilir Meta në nëntor, dhjetor, janar ka lëvizur në pëlqyeshmëri në shifrat 10.7%, 9.3%, 8.4%.

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 10:48 Tentativa për vjedhje llogarish në WhatsApp, Policia apel qytetarëve: Mos klikoni në linke të dyshimta
- 10:24 Aksidenti i 4 korrikut në Lezhë, ndërron jetë në Spitalin e Traumës 71-vjeçari
- 10:21 Aksident me tre automjete pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit, bllokohet qarkullimi në hyrje të Elbasanit (VIDEO)
- 10:16 104 vjet miqësi SHBA-Shqipëri, Ambasada Amerikane në Tiranë: Një lidhje që historia nuk mundi ta prishte
- 10:11 Incidenti me dokumentin e huasë 302 milionë dollarë, Sekretariati i Etikës përjashton Shehajn 60 ditë nga Kuvendi
- 10:04 Arrestohen në Zubin Potok dy serbë të dyshuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë