Sot dita e 20-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Qytetarët protesuan këtë të premte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, për të 20-ën ditë me radhë, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Në orën 19:00, si çdo ditë tjetër, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas, duke brohoritur thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, marshuan në drejtim të godinës së qeverisë, ku mbajtën fjalimet e tyre. Në vijim, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët kryesore të Tiranës.
Një ditë më parë, qytetarët marshuan fillimisht drejt Parlamentit, ku po zhvillohej votimi i rendit të ditës, dhe më pas u drejtuan te Kryeministria.
Organizatorët kanë deklaruar se do të vijojnë protestat çdo ditë nga ora 19:00, deri në plotësimin e kërkesave të tyre, mes të cilave përfshihet edhe anulimi i ligjeve që, sipas tyre, lidhen me mjedisin, natyrën dhe zonat e mbrojtura.
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Pasi qëndruan për rreth dy orë e gjysmë para Kryeministrisë, ku mbajtën fjalimet e rastit, ashtu si çdo natë tjetër, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa thërrasin: “Çohuni nga gjumi, çohuni nga kafja, Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve”.
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
Një nga protestueset që mori fjalën këtë të premte tha se kishte ardhur nga Franca për t’iu bashkuar protestës. Ajo u shpreh se i ka ndjekur protestat dhe se i kishte përjetuar emocionalisht, duke theksuar se deri në momentin kur mbyllte sytë dëgjonte thirrjet “Rama jepe dorëheqjen”.
“O Shqipëri, të mbushet shtëpia plot, të janë kthyer fëmijët. Erdha sot nga Franca, kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Të mbushet shtëpia plot, jo vetëm nga ne që erdhëm, por edhe nga ju që keni qëndruar këtu 35 vite. Sot ju përulem për të gjitha hallet, për të gjitha vështirësitë, për të gjitha momentet që keni menduar se jeni përkulur dhe keni përballuar një nga një të gjitha sfidat. Ja ku jemi sot të gjithë bashkë për të ngritur zërin tonë. Revolucion. Dua t’i them kryetarëve të vendeve të BE-së: populli që meriton të futet në Evropë është ky dhe jo qeveria. Faleminderit që na kthyet në Shqipëri”, tha ajo.
Protestuesi thirrje për bashkim përtej ndasive politike: Jemi këtu si shqiptarë
Një protestues u ka bërë thirrje qytetarëve të pranishëm në protestë për bashkim përtej ndarjeve politike. Ai theksoi se pjesëmarrja në shesh nuk duhet të shihet si përkatësi e së djathtës apo së majtës. Në fund, ai theksoi se një flamur varet nga dy duar, por përfaqëson një popull të tërë.
““Sot jemi këtu jo si të djathtë apo të majtë, por si shqiptarë. Kur bashkohemi, zëri ynë bëhet më i madh se çdo pengesë. Një flamur varet nga dy duar, por përfaqëson një popull të tërë. Jemi për të ngritur zërin tonë për të treguar se na intereson e ardhmja e vendit tonë”, tha ai.
Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
Me thirrjet “Erdhi uragani, erdhi rinia, çohuni djema, Rama jep dorëheqjen, ju erdhi fundi, Rama prite popullin se po vjen, Rama në bug Berisha në burg”, aktivistët dhe protestuesit, pasi u mblodhën në sheshin “Skënderbej”, janë nisur në marshim në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe më pas janë pozicionuar para godinës së Kryeministrisë, aty ku mbajnë edhe fjalimet.
Dita e 19 e protestës qytetare, policia merr në hetim 27 persona
Pas ditës së 19-të të protestës qytetare, Policia e Tiranës ka njoftuar se ka proceduar penalisht 27 shtetas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprime që, sipas autoriteteve, kanë cenuar rendin dhe sigurinë publike gjatë tubimit të zhvilluar.
Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, personat e proceduar akuzohen se kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit dhe kanë shkaktuar shqetësim për rendin dhe qetësinë publike. Policia pretendon se ata kanë orientuar pjesëmarrësit e protestës të lëvizin në disa akse të Tiranës, duke tejkaluar orarin dhe perimetrin e lëvizjes të njoftuar më parë për organizimin e tubimit.
Procedimi penal vjen pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga strukturat e policisë në lidhje me protestën, ndërsa hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë.
Nga investimi në Zvërnec e Sazan deri tek negociatat, zbardhen temat që do të diskutohen në mbledhjen e zgjeruar të grupit të PS
Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu zbardh agjendën e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar që do të mbahet nesër në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave. Fjalën hapëse mësohet do e ketë kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla e më pas kryeministri dhe njëherësh kryetari i PS, Edi Rama.
Po ashtu, në përfundim të mbledhjes do të kenë fjalë si kryeministri dhe kryetari i grupit. Mbledhja është parashikuar të nisë në orën 10:00 dhe të zgjasë deri në orën 17:00.
4 janë pikat kryesore në agjendën e dërguar deputetëve që kanë të bëjnë me: Informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit.
Informim mbi paketën e ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Informim mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik të ishullit të Sazanit. Informim mbi ecurinë e Reformës Administrative Territoriale.
Ibrahimaj: Nuk ka ende asnjë projekt për Zvërnecin, qëllimi ynë është që të realizohet
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj tha pas mbledhjes së qeverisë se ende nuk ka një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Ibrahimaj u shpreh se qeveria shqiptare është ende në fazë studimi dhe projektimin dhe po punon me arkitektë të mjedisit dhe peizazhit. Ajo theksoi se qëllimi i qeverisë është që ky projekt të realizohet pasi është fitimprurës dhe me impakt në turizëm.
“Nuk ka ende një projekt për zhvillimin e zonës së Zvërnecit. Po punojmë me arkitektë të mjedisit peizazhit, jemi ende në fazë studimi dhe projektimi. Qeveria shqiptare nuk e ka një projekt final që ta ndajë me publikun. Në momentin që do na vijë një propozim, duhet të plotësojë të gjitha kushtet mjedisore. Është në qëllimet tona që projekti të miratohet të vazhdojë brenda parametrave të BE dhe të bëhet transparencë për publikun. Ne duam që një projekt i kësaj përmase financuare të vijë në Shqipëri edhe për impaktin që mund të ketë në sektorin e turizmit sipas çdo standardi.
4 mld ka qenë projekti i parë që është refuzuar nga qeveria shqiptare për probleme të ndikimit të mjedisit. Arsyeja pse investitorët duan të vijnë në Zvërnec është natyra, ndaj është në interesin e tyre që natyra të mbrohet”, tha Ibrahimaj.
Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…
Protestuesit lënë sheshin para Kryeministrisë dhe nisin marshimin në kryeqytet
Protestuesja nga Franca në Tiranë, thirrje për ndryshim dhe integrim në BE
- 22:26 Komisioni Europian miraton planin e rimëkëmbjes së Hungarisë, hapet rruga për fondet e BE-së
- 22:17 A do të prodhojë protesta një parti? Qiraxhi tregon çfarë ndodh nëse arrihet në këtë pikë
- 22:11 Irani përfshin Gazën në axhendën e paqes, zyrtarë: Teherani po punon për paqe në të gjitha frontet rajonale
- 22:10 Kikia rreshton arritjen e protestës: Është një lëvizje shoqërore
- 22:07 Trump: Kuba dëshiron dialog me SHBA-në, Rubio është i angazhuar drejtpërdrejt në këtë proces
- 22:00 Aleksandër Çipa: Shqiptarët dolën pronarë të detit dhe dallgës, me 4000 hektarë…