Sot, dita e Rinisë/ Tabaku: Politika ka ngecur në vendnumëro, koha të ndryshojmë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka shpërndarë këtë të premte një status ku kujton se si sot tre dekada më parë studentët u ngritën për një Shqipëri të Lirë.
Ajo u shpreh, sot në Ditën e Rinisë, se nuk mund të flitet për të ardhmen e Shqipërisë europiane ndërkohë që politika është në vendnumëro, ndërsa shtoi se përtej çdo urimi politikanët duhet të pyesin veten se përse 500 000 të rinj janë larguar dhe çfarë mund të bëjnë për të ndaluar “hemorragjinë që po plak Shqipërinë”.
“Tre dekada më parë studentët u ngritën për një Shqipëri të lirë nga kulti individit dhe diktatura trushplarëse e një elite të korruptuar dhe kriminale. U ngritën për tu larguar nga një qeverisje që kishte biografinë si diplomë dhe internonte njerëzit familjarisht nëse nuk i pushkatonte apo i dergjte burgjeve.
Përtej urim sot duhet të pyesim veten se përse mbi 500 000 të rinj janë larguar dhe çfarë mund të bëjmë për të ndaluar hemorragjinë që po plak Shqipërinë.
Nuk mund të ndërtojmë Shqipërinë Europiane nëse vazhdojmë të këmbëngulim në diktatin e një politike që ka ngecur në vendnumëro. Nuk mund të flasim për të ardhmen e të këndojmë ende himnin e kultit të individit.
Është koha të ndryshojmë për ti lënë fëmijëve tanë një Shqipëri që mund të jetojnë dhe mund ta ndryshojmë!”-tha Jorida Tabaku.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë