Sot, dita ndërkombëtare e internetit të sigurt
Dita e Internetit të Sigurt është bërë një ngjarje historike në kalendarin e shumë shteteve, përfshirë edhe Shqipërinë. Kjo datë ka filluar si një iniciativë e projektit Safe Borders të BE-së në vitin 2004 dhe tani është shtrirë në rreth 140 vende të botës.
Në Shqipëri, ishte CRCA që organizoi eventin e parë publik për internetin e sigurt në vitin 2005. Që prej atij viti, Shqipëria është pjesë e kësaj dite globale, që synon të rrisë ndërgjegjësimin për dhunën, shfrytëzimin dhe abuzimin seksual të fëmijëve dhe të rinjve në internet. Gjatë vitit 2015, u hap edhe Qendra Kombëtare për Internet të Sigurt, një arritje kjo e jashtëzakonshme për një vend të vogël si Shqipëria.
Një anketë e PNUD (program i Kombeve të Bashkuara) me nxënës në shkollat e arsimit profesional gjeti se, teknologjia, zë një vend të konsiderueshëm në jetën e të rinjve, pasi 94% e tyre kalojnë kohë duke përdorur mediat sociale ose ne lojëra.
Anketa vuri në dukje, se mediat sociale funksionojnë si një mjet për t’u lidhur, për të ndjekur përmbajtje argëtuese, dhe në një masë më të vogël për informacion për lajmet lokale dhe globale. Tek të rinjtë që studiojnë në arsimin profesional nuk është aspak e zakonshme ndjekja e modeleve profesionale ose faqe profesionale (p.sh. Gordon Ramsay, Elon Musk etj).
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës