“Sot do ketë pajtim”, gazetari: Ku pritet që të nënshkruhet marrëveshja Kurti-Vuçiç
Gazetari Lirim Mehmetaj thotë se në takimin e sotëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç do të pajtohen për një marrëveshje.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mehmetaj u shpreh se nuk do të ketë nënshkrim të marrëveshjes, pasi pritet që firmat të hidhen në një moment tjetër, në Paris ose Berlin.
“Nga informacionet që kemi, pajtim do të ketë. Në fund të takimit trilateral, do të kemi një konferencë për mediat nga Josep Borrell, i cili do të dalë si më 27 shkurt dhe do ta konfirmojë se palët janë pajtuar edhe për pikat e zbatimit të marrëveshjes. Nënshkrim nuk do të ketë.
Besohet se nënshkrimi do të jepet në një moment tjetër, në një kryeqytet evropian, është mes Parisit dhe Berlinit, me shumë gjasë do jetë Parisi. Përveç dy liderëve që do nëshkruajnë, do jenë të pranishëm edhe shumë liderë evropianë dhe botërorë, e të gjithë liderët e Ballkanit Perëndimor”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg
Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët
Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë