Sot Halloween, qytetari: Po të isha vampir do haja gjithë politikanët, përveç Ramës

31 Tetor 2023 | 09:02

Halloween është një festë me origjinë pagane. Në Skocinë e vjetër dikur mendohej se ishte pikërisht nata e 31 Tetorit, kur nuk kishte kufi mes botës së të gjallëve dhe të vdekurve.

Festa e Halloween në SHBA, njihet si festa e dytë që festohet më shumë pas Krishtlindjeve.

Në Shqipëri, kjo festë po merr përmasa të mëdha duke u bërë – ditë e veçantë për të rinjtë të cilët dalin natën të festojnë duke veshur kostume që personifikojnë personazhe të frikshëm të frymëzuar nga filmat thriller ose kostume të personazheve të showbizz që kanë krijuar një stil të tyre.

Një i ri për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, është shprehur se nëse do të kishte mundësi do të bëhej vampir dhe do të ‘hante’ të gjithë politikanët përveç kreut të  qeverisë Edi Rama.

Ai tregoi dhe arsyen se përse nuk do e ‘hante’ këtë të fundit.

“E festoj Halloween. Është me trishtuar njerëzit. Unë sot me pas mundësi do i kisha ngrënë krejt politikanët. Do isha bo vampir. Do kisha përjashtuar Edi Ramën. Jam demokrat po do kisha përjashtuar Edi Ramën vetëm për arsye se ka arrestuar Fredi Belerin”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026

Protestat, Rama përgjigjet nga Brukseli: Gjysmë të vërtetat gjejnë gjithmonë e më tepër hapësirë

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë u pyet lidhur me protestat në Tiranë. Rama ka...
20:20 | 14/07/2026

Mbyllen negociatat për 3 kapituj, Rama nga Brukseli: Gur kilometrik në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE

Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka mbajtur fjalën e tij në konferencën e nëntë ndërqeveritare mes BE-së dhe Shqipërisë në Bruksel. Rama ka deklaruar...
20:05 | 14/07/2026