Ish-myftiu i Tiranës Ylli Gurra tha në emisionin Review në Euronews Albania se kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ka përçarë besimtarët myslimanë.
Teksa solli shembullin e një kolegji universitar që menaxhohet nga komuniteti, ai u shpreh se ka një shpërdorim të madh me fondet dhe financat nga ana e këtij komuniteti.
“Te kolegjet dhe pastaj te një shkollë e lartë që edhe emrin ja kanë kursyer shqiptarëve një emër të ndritur. Në raport me ministrisë e arsimit duhej si të gjitha shkollat e larta, justifikohen se është i komunitetit, po a e dini sa kontroll ka në punësimin e stafit akademik atje, zero sepse ashtu duhet. Në kontrollin ne financave zero. Ndërkohë që një komunitet nuk është i zoti të paguajë një imam 100 mijë lekë të vjetra, paguan një pedagog tek ai universitet 1200 euro, sepse kemi një shpërdorim të financave nga komuniteti mysliman, edhe me emërimet, edhe me fondet”, tha ish-myftiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- “Ka kërcënime, manipulime, shantazhe”, hoxha: Kreu i KMSH u zgjodh pa garë
- Bujar Spahiu zgjidhet sërish në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar