Spahia jep detaje nga votimi në Shkodër: Proces i qetë dhe me pjesëmarrje të lartë
Duke folur në një lidhje direkte nga Shkodra për emisionin “Review” me Greta Topjanën, deputeti i PD-së Bardh Spahia, u ndal te zgjedhjet e zhvilluara këtë të shtunë nga anëtarësia e PD-së për kreun e partisë.
Spahia tha se votimi në Shkodër ishte krejtësisht i qetë dhe i karakterizuar nga pjesëmarrja e gjerë ndërsa theksoi se procesi përbën një shprehje të qartë të vullnetit të lirë të demokratëve, çka sipas tij e dëshmon edhe një herë Partinë Demokratike si një forcë të vërtetë europiane.
Ai shtoi gjithashtu se ka përfunduar procesi i numërimit të votave, i ndjekur edhe nga përfaqësues të medias, ndërsa pjesëmarrja është vlerësuar si shumë e kënaqshme, me mbi 1800 anëtarë që kanë marrë pjesë në votim. Sipas tij, kjo shifër përbën një tregues të interesit të lartë të bazës demokrate në Shkodër dhe një konfirmim të angazhimit të saj në proceset e brendshme të partisë.
“Situata në Shkodër, ndryshe nga atmosfera juaj në studio, duhet thënë se ishte një proces krejtësisht i qetë, i karakterizuar nga dëshira e shumë e shumë demokratëve, anëtarë të Partisë Demokratike, për të shprehur vullnetin e tyre nëpërmjet votimit të sotëm në këtë referendum, të themi, jashtëzakonisht të rëndësishëm për Partinë Demokratike. Ishte, në një farë mënyre, një shprehje e vullnetit, një shprehje e lirë e vullnetit nëpërmjet zgjedhjes, çka e karakterizon edhe njëherë Partinë Demokratike si një forcë të vërtetë europiane, ndryshe nga të gjitha formacionet e tjera politike në Shqipëri. Ka përfunduar procesi i numërimit. Ishin të pranishëm edhe kolegët tuaj gazetarë, të cilët e ndoqën nga afër procesin. Duhet thënë që ishte një pjesëmarrje jashtëzakonisht e kënaqshme, më shumë ndoshta se të gjitha proceset e tjera të kaluara nga dega e Partisë Demokratike Shkodër, çka ishte edhe njëherë një konfirmim i interesit të madh të anëtarësisë së kësaj partie për këtë proces. Kanë dalë rezultatet. Rezultati do të jepet zyrtarisht nga Partia Demokratike në qendër, por pjesëmarrja ishte mbi 1800 anëtarë të Partisë Demokratike në degën Shkodër. Më konkretisht rreth 1875, çka ishte, për hir të së vërtetës, një shprehje demokracie jashtëzakonisht e kënaqshme për degën e Partisë Demokratike në Shkodër”, tha ai.
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
Aksident i rëndë në Cërrik, makinat përplasen “kokë më kokë”! Rregjistrohen dy viktima
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos