Spahiu: Debatet për reformën janë kot sepse nuk e ndryshojnë rezultatin në 2025

20 Janar 2024 | 19:56

Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se debatet për Reformën Zgjedhore nuk e ndryshojnë dot rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025.

Komentet Spahiu i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se këtë e di çdo shqiptar dhe faktori ndërkombëtar, të cilët sipas tij, nuk po marrin pjesë në asnjë tryezë për Reformën Zgjedhore.

Ai shtoi se e vetmja gjë që mund të sillte ndryshimin në Shqipëri është vota e emigrantëve, të cilën sipas tij, aktorët e vjetër politik nuk e miratojnë, për shkak se nëse do e bënin sipas tij, do të bënin vetëvrasje politike.

“Nuk ka asnjë thirrje nga faktori ndërkombëtar për këtë, nuk janë bërë pjesë e një tryeze për reformë zgjedhore, për një arsye të thjeshtë, sepse çfarëdo që të ndryshojë në kodin elektoral, çdo shqiptar dhe çdo i huaj e di kush do të jetë rezultati i zgjedhjeve të vitit 2025.

Prandaj kot sa lodhet dikush që mund të shpresojë se një ndryshim në ligj mund të sjellë ndryshimin e rezultatit. Unë mendoj se Shqipëria është e papërgatitur sot.

Ajo që mund të sillte ndryshimin e madh zgjedhor, që janë 1 milionë e gjysmë emigrantë që këta nuk ua miratojnë të drejtën e votës, sepse këta vetë ua kanë hequr të drejtën e votës. Berisha-Meta-Rama. Nëse do e bënin do të ishte një vetëvrasje politike për të tre. Mendoj që ajo muzika, violina e vjetër për Reformë Zgjedhore, nuk është gjë tjetër veçse humbje kohe”, tha Spahiu.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026