Spahiu kritikon Ramën: Racist ndaj Këlliçit, e bullizon për ngjyrën e lëkurës
Juristi Kreshnik Spahiu ka kritikuar në “Now me Erla Mëhillin” kryeministrin Edi Rama i cili në hyrje të fushatës ka bullizuar Belind Këlliçin për ngjyrën e lëkurës.
Kjo sipas juristit është në thyerje të të gjithë etikës në fushatë elektorale dhe politikë.
“Unë ndjej keqardhje që hapet fushata elektorale me tone raciste ku kryeministri bullizon rivalin e Tiranës për ngjyrën e tij të lëkurës dhe kjo është e papranueshme dhe në thyerje të etikës totale të fushatës elektorale. Ai që më kujton firzamonikën, pra gabelin e dasmave, kushdo qoftë ai, nuk është nevoja që kryeministri të përdorë këto tone banale apo këtë lloj sarkazme sepse është e panevojshme,” – u shpreh Spahiu.
Sipas tij një formë e tillë e hapjes së fushatës elektorale tregon që edhe pas 25 vitesh ka regres.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)