Spahiu: Nëse emigrantët do votojnë me postë, rezultati do manipulohet lehtësisht

23 Maj 2024 | 18:48

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se ai është kundër votimit me postë, për arsyen se sipas tij kjo formë e votimit mund të jetë lehtësisht e manipulueshme dhe e kontestueshme nga partia që do të humbasë zgjedhjet.

Juristi tha se e vetmja mënyrë që diaspora mund të votojë është votimi elektronik, një nga dy format e propozuara nga kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi

“Jam pro, propozimit të zotit Celibashi, por jam skeptik për votën me postë. Jam skeptik, sepse votimi me postë është shumë i kontestueshëm, në Kosovë ka ngjallur shumë debate ndonëse Kosova është model i mosmanipulimit dhe vjedhjes së votës në raport me Shqipërinë.

Në zgjedhjet e fundit ku pati një fluks të madh të votave me postë ato kanë qenë shumë të diskutueshme dhe të debatueshme duke votuar nga 100 veta.  Është një proces shumë i diskutueshëm. Nëse do ketë votë me postë të gjitha partitë politike, do thonë kjo ishte një votë që u manipulua 100%. Unë jam pro votimit elektronik, jam kundër votimit vetëm me postë”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026