SPAK jep pretencën për dosjen “Sterilizimi”, sa vite burg kërkohet për të pandehurit
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka dhënë pretencën për dosjen e “Sterilizimit”.
SPAK ka kërkuar nga 10 vite burg për ish-zv.ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, por në rast se shpallen fajtor do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar dhe dënimi u konvertohet në 6 vjet e 8 muaj burg.
Struktura e Posaçme Antikorrupsion kërkoi 3 vjet e 6 muaj burg për 3 ish-zyrtarët, Marsela Serjanaj, Sajmir Kadiu dhe Petref Mersini.
Të pandehurit Serjanaj dhe Kadiu nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet 2 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Mersinit 4 vjet shërbim prove.
Për mjekun Arben Gjata, SPAK kërkoi që dënimi me 1 vit e 4 muaj burg t’i konvertohet në 3 vite shërbim prove.
Po ashtu edhe për Genc Byrazeri dhe Naile Ajazi u kërkua 2 vjet shërbim prove.
Ish-ministri i shëndetësisë, Ilir Beqaj do të gjykohet i veçuar nga 8 të pandehurit e tjerë pasi nuk kërkoi gjykim me procedurë të shkurtuar.
Beqaj, Rrjepaj dhe Rrapaj akuzohen për vjedhje duke shpërdoruar detyrën si grup i strukturuar kriminal, ndërsa të pandehurit e tjerë për falsifikim dhe shpërdorim detyre në procesin e koncesionit të sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.
LEXONI GJITHASHTU:
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
Ristrukturimi i PD, Berisha: Proces i thellë i ripërtëritjes, institucionalizuam edhe rolin e diasporës
Organizoi futjen në mënyrë të paligjshme të emigrantëve nga Greqia në Shqipëri, arrestohet 43-vjeçar afgan në Vlorë
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim
- 13:06 “Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë