SPAK jep pretencën për Vangjush Dakon, sa vite burg kërkon prokuroria
SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.
Aktualisht, ish-zyrtari i lartë, që është nën masën e arrestit shtëpiak, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u arrestua në qershor të vitit 2023, por pas tetë muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve.
Për të njëjtën çështje, SPAK ka kërkuar dënimet e mëposhtme për të pandehurit e tjerë:
- Fatmir Ejupi, ish-topograf, akuzohet për falsifikim dokumentash dhe kërkohet dënimi me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg.
- Ndërtuesi Fiqiri Farruku, gjithashtu për falsifikim dokumentash, kërkohet dënimi me 3 vite burg. Me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg, por burgimi pezullohet dhe vendoset 4 vite shërbim prove.
- Adrian Bullu, i akuzuar për falsifikim dokumentash, kërkohet dënimi me 3 vite burg. Po ashtu, me gjykim të shkurtuar, dënimi do të ulet në 2 vite burg, por burgimi pezullohet dhe vendoset shërbimi prove.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus