Bllako bashkëpunëtor i drejtësisë? Avokati pohon përpjekjen e SPAK-ut
Avokati i Alqi Bllako thotë se vonesa prej 12 orësh në arrestimin e ish-deputetit ka ardhur për shkaqe procedurale në ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Sokol Hazizaj gjatë një interviste në emisionin “Now” të Erla Mëhillit, tha se “vendimi i gjykatës shoqërohet me disa veprime procedurale që duan kohën e tyre”.
Bllako, – shtoi ai – ka shprehur vullnet të plotë për t’u përgjigjur para organeve të drejtësisë i bindur në pafajësi.
Hazizaj nuk e mohoi përpjekjen e SPAK që ta kthejë Bllakon në bashkëpunëtor të drejtësisë.
Kjo tha avokati është një procedurë standarde e drejtësisë, por në rastin e ish-deputetit vjen edhe për shkak se ‘vullneti i Bllakos është i qartë për të marrë pafajësinë’.
Avokati i ish-deputetit të PS foli për paqartësi në kërkesën e SPAK dhe gjykatës për arrestimin e Bllakos.
Sipas tij, akuza është për korrupsion dhe shpërdorim detyre si funksionarë i lartë shteti, në një kohë kur nuk ka pasur janë pozitë të tillë.
“Alqi Bllako nuk ka qenë funksionarë i lartë publik në momentin që ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit. Në ligjin e Nëpunësit Civil dhe ligjin për rregullimin e pagave, Sekretari i Përgjithshëm nuk përbën funksionarë të lartë publik”, tha Hazizaj.
Sipas tij, Bllako në detyrën pranë Ministrisë së Mjedisit ka kryer akte në përputhje me ligjin e nëpunësit civil.
“Aktet e Alqi Bllakos janë vetëm vijë përcjellëse e Ministrisë së Mjedisit”, tha avokati.
Për punësimin e babait të Bllakos, në një kompani për ndërtimin e inceneratorit të Fierit, Hazizaj tha se ka ndodhur para se Bllako të ishte Sekretar i Përgjithshëm.
Alqi Bllako u arrestua në orën 03:30 të datë 1 prill për korrupsion dhe shpërdorim detyre në aferën e inceneratorit të Fierit.
SPAK akuzon se ish-deputeti ka kryer falsifikim në rastin e shpronësimit të tokës ku u ndërtua inceneratori.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gjykata lë në burg Bllakon, avokati: Nuk ka firmosur asnjë dokument
- Korrupsion e pastrim parash, SPAK akuza zyrtare për Kokën dhe Bllakon
- Me pranga në duar, momentet kur Alqi Bllako del nga gjykata
- SPAK përgënjeshtron Policinë për vetëdorëzimin e Alqi Bllakos
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës