SPAK kërkon 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e RTSH
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 1 vit e 8 muaj burg për ish-drejtorin e Radio-Televizionit Shqiptar Thoma Gëllçi.
Për 3 ish-punonjësit e RTSH të arrestuar bashkë me Gëllçin, SPAK kërkon dënimin me 12 muaj burg.
Në seancë prokurorja Doloresa Musabelliu lexoi të gjitha shkeljet për tenderin e blerjeve të pajisjeve për kanalin RTSH Agro.
Ish-drejtori do gjykohet me gjykim të shkurtuar dhe nëse shpallet fajtor, ai përfiton 1/3 e dënimit. Ndaj Gëllçit, SPAK ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Thoma Gëllçi dhe tre zyrtarët e tjerë u arrestuan për abuzimin e një procedure prokurimi për TV Agro, me vlerë 86 milionë lekë. Ish-drejtori i RTSH u arrestua disa muaj më parë, pasi bashkë me tre punonjës akuzohen për pabarazi në tenderë dhe abuzim me detyrën në kohë kur Gëllçi ishte në detyrë. Shkelja bën fjalë për një tender të vitit 2018 me fond prej 86 milionë lekësh për blerjen e pajisjeve për kanalin RTSH Agro, ku tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Alban Malaveci, Ervin Muraj dhe Julian Tapia akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë.
Nga hetimet gjithashtu ka rezultuar se Thoma Gëllçi si ish-drejtori i Përgjithshëm i Radion Televizionit Shqiptar ka kryer shkelje ligjore në këtë procedurë prokurimi dhe akuzohet për shpërdorim detyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
Drejtori i Policisë Hitaj viziton sërish efektivët e lënduar pas protestës para Parlamentit
Digjet një mjet në aksin Kuç-Qeparo, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)
- 19:01 Mbyllen bisedimet në Doha, Trump: Çarmatimi bërthamor i Iranit po shkon shumë mirë
- 18:43 Kishte fshehur një tajlandeze në valixhe për ta kaluar jashtë vendit, arrestohet 26-vjeçari në Muriqan
- 18:41 “BE të mbështesë sektorin energjetik” , Karakaçi: Shqipëria ka përmbushur të gjitha standardet në energji
- 18:38 Le Pen: Nuk do të kandidoj për presidente në vitin 2027 nëse gjykata vendos që të mbaj një byzylyk elektronik
- 18:27 Një fosil i rrallë dinosauri nga Antarktida gjendet i fshehur në një sirtar
- 18:21 Rama: Nuk më japin mua dot leksione për bukurinë, dorëheqja ime nuk është opsion