SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës

14 Tetor 2022 | 09:12

SPAK ka kërkuar konfiskimin e pasurive të Redjan Rrajës dhe familjarëve të tij.

Mes pasurive janë një apartament, dy garazhe, dy automjete, një orë dore Roleks dhe shuma e parave prej 2750 euro.

Gjithashtu, mes pasurive është edhe makina që ka përdorur modelja Kejvina Kthella.

Nëse Gjykata pranon kërkesën e Prokurororisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasuritë e Rrajës do i kalojnë shtetit.

Konkretisht është kërkuar konfiskimi i:

  • Pasuria apartament me sip 76 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja
  • Pasuria me sip 30 m2, njësi (Tiranë), regjistruar në emër të shtetasit R. Rraja
  • Pasuria njësi me sip 127.5 m2 (Tiranë), e regjistruar në emër të shtetases M. Ç., por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja
  • Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç., por që është në zotërim të tërthortë nga shtetasi R. Rraja
  • Pasuria garazh me sip totale 18.09 m2 (Tiranë), regjistruar në emër të shtetases M. Ç., por që gjendet në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja
  • Automjeti me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K., por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja
  • Automjeti me targë Audi A8, regjistruar në emër të R. Rraja
  • Një orë dore Roleks
  • Shuma prej 2750 Euro
  • Me vendimin nr.22 datë 23.10.2021 të Gjykatës së Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”- thuhet në njoftim.

Redjan Rraja u arrestua në vitin 2019 pas një atentati ndaj makinës ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, Andi Maloku si dhe Aleksandër Lahos, i njohur si Rrumi i Shijakut, i cili është shpallur së fundmi në kërkim.

Maloku mbeti i vdekur në atentat, kurse prokurori Ndoja dhe Laho mbetën të plagosur.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Me pankarta dhe flamuj në duar, qytetarët nisin marshimin drejt Kryeministrisë

Ka nisur marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë teksa këtë të mërkurë shënohet dita e 32-të e protestës. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar...
19:54 | 01/07/2026

LIVE-Dita e 32-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Qytetarë të shumtë edhe këtë të mërkurë kanë nisur protestën e radhës para Kryeministrisë. Grumbullimi si zakonisht nisi në orën 19:00 teksa sot shënohet dita...
19:35 | 01/07/2026

Dita e 32-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej”

Edhe këtë të mërkurë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën e radhës e cila po vijon prej 32 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe qytetarë...
19:20 | 01/07/2026