SPAK mbylli hetimet për Olsi Ramën në lidhje me Xibrakën, reagon Sali Berisha
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte këtë të shtunë në Pogradec, ku u shpreh kundër projektit të ndërtimit të një kompleksi buzë liqenit, duke akuzuar se ky ndërtim po kryhet nga “klani Xhafaj dhe Rama”. Ish-kryeministri u bëri thirrje qytetarëve pogradecarë të ruajnë vlerat e qytetit të tyre, pasi me ndërtime të tilla rrezikohet humbja e identitetit.
Në fjalën e tij, Berisha u ndal dhe te vendimi i SPAK për të mbyllur hetimet për Olsi Ramën në lidhje me denoncimin të bërë nga Gazmend Bardhi për dosjen “Xibraka”. Berisha theksoi se me vendimin e dhënë, SPAK dëshmoi që është vetë pjesë e kësaj dosjeje.
“Me deklaratën e tij dje, SPAK tregoi se është pjesë e dosjes Xibraka. Kaq mund të them, tregoi se tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi edhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës”, tha Berisha.
Gjithashtu, kryedemokrati u ndal dhe në paraqitjen vajzës së tij në SPAK, në lidhje me hetimet e nisura pas deklaratës së saj se gjyqtarja Irena Gjoka mori një shumë prej 500 mijë euro nga një eksponent i Partisë Socialiste.
“Sa i takon thirrjes së vajzës sime dje në SPAK, për Irenën me pesë mbiemra, ishte gjëja më normale përpiqen të përdorin postet dhe detyrat për të mbrojtur një gjykatës delinkuente e dënuar. Por krimi i saj më i madh është se e ka fshehur dënimin. Ajo duhet të kishte deklaruar në dokumentet e vetingut se është e dënuar, përkundrazi ata fshehin një krim të gjykatëses, e cila e ka vendin në burg dhe jo në sallën e gjyqit”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:28 Kush janë deputetët demokratë që kundërshtuan vendimin e grupit për bojkot të seancave
- 11:18 Projektligji për “tokat bujqësore”, Gjiknuri voton kundër, debaton me Bylykbashin dhe Manjën
- 11:15 Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre
- 11:09 Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj
- 11:01 SHBA heton dronët iranianë në Kubë, Trump: Do ndërmarrim veprime!
- 10:56 “E hodha unë nga ballkoni, më falni”, ish-i dashuri pranon vrasjen e 13-vjeçares shqiptare në Itali