“SPAK para provës së madhe”, Analisti: Duhet produkt nga gjyqet e politikanëve
Analisti Ervis Iljazaj, tha në emisionin NOW koha e “goditjeve spektakolare” të drejtësisë duhet t’ia lërë vendin rezultateve konkrete gjyqësore, për të shmangur perceptimin e proceseve si lojëra politike.
Iljazaj tha se SPAK ka hyrë tashmë në fazën më kritike të ekzistencës së tij. Sipas analistit, suksesi i institucionit nuk matet më me dosjet e hapura apo frazat e bujshme që rrjedhin në media, por me konkluzionet e gjykatave.
“Këto janë procese të cilat kanë nevojë për një konkluzion. Nëse hetimet dhe paraburgimet përfundojnë pa një rezultat, atëherë kemi të bëjmë me një ‘flluskë sapuni’ dhe lojëra politike, jo me procese gjyqësore,” u shpreh Iljazaj.
Ai nënvizoi se produkti është i domosdoshëm për të ruajtur reputacionin e SPAK-ut dhe GJKKO-së, pasi zvarritja e gjyqeve dëmton besueshmërinë e drejtësisë.
Provë ishin goditjet spektakolare, dosjet, frazat që kanë dalë nga dosjet, po tani jemi te prova më e rëndësishme. Këto janë procese të cilat kanë nevojë për një konkluzion, kanë nevojë për gjyqe, kanë nevojë për përfundime. Nuk mund të vazhdojnë kështu gjithë kohës të zvarriten, apo ku di unë se çfarë.
“Sigurisht që është një provë e rëndësishme për SPAK-un se si do të përfundojnë këto gjykime, çfarë vendime do të merren, a do të kenë sukses apo jo. Sepse, në qoftë se pastaj të gjitha këto hetimet, akuzat, paraburgimet e të tjerë, përfundojnë të gjitha në një “flluskë sapuni”, pa një rezultat apo pa një konkluzion, atëherë këtu pastaj janë bërë lojëra politike, nuk janë bërë procese gjyqësore.
Në qoftë se vërtet nuk ka një produkt nga këto gjyqe të politikanëve të rëndësishëm në Shqipëri, atëherë këtu pastaj kanë qenë thjesht instrumente dhe gjyqe politike, që unë nuk i besoj, të drejtën me thënë, por le ta shohim. Janë realisht një provë e rëndësishme të gjitha gjyqet ndaj politikanëve të rëndësishëm”, tha Iljazaj.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë