SPAK shtyn hetimet ish-zëvendës kryeministrin Ahmetaj
SPAK shtyn sërish me tre muaj hetimet për ish- zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, që akuzohet se ka kryer veprat penale “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.
Prokuroria e Posaçme ka tashmë afat deri në datën 23 qershor për të plotësuar hetimet e munguara në dosjen ndaj Ahmetaj, teksa kjo është hera e tretë që organi akuzës zgjat hetimet.
Arben Ahmetaj ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023. Ky i fundit u shpall në kërkim nga Prokuroria e Posaçme lidhur me përfshirjen e tij në çështjen e inceneratorëve.
Ahmetaj dyshohet se gjatë funksionit të tij si ministër, mori disa akte për t’i mundësuar sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.
Ndaj tij, ka edhe hetim pasuror dhe janë vënë në sekuestro dy vila, disa apartamente dhe llogari bankare.
LEXONI GJITHASHTU:
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
“Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata
- 14:04 “Linja hekurudhore Tiranë-Durrës drejt elektrifikimit”, Karakaçi: Do të jetë funksionale deri në fund të 2027
- 13:48 Deklaratat e Paunoviq kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre