A e takoi Altin Dumani-Ahmetajn në Bazel të Zvicrës? Gazetari Ferhati jep detaje
Gazetari Eni Ferhati është shprehur se nuk ka pasur një takim mes ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj dhe kreut të SPAK Altin Dumani në Bazel të Zvicrës.
Komentet Ferhati i bëri në emisionin ‘Now me Erla Mëhillin’ në Euronews Albania, ku tha se Dumani ishte në Zvicër për një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të këtij vendi dhe për një organizim që po bëhej atje.
Ai tha gjithashtu se nëse do të kishte një dakordësi nga Ahmetaj për të dhënë një dëshmi, nuk do të ishte Dumani ai që do të shkonte në takim me të.
“SPAK ka kërkuar 3 muaj zgjatje të afatit të hetimeve për Ahmetajn, për fraksionin e lidhur me inceneratorët, për shkak se hetuesit kanë nevojë për më shumë kohë për të kopsitur dokumentacionin. Në fakt për Ahmetajn ka edhe një tjetër dosje tjetër, është dosja e famshme e njohur si dosja ‘Buka’, me privatizimin e një prone shtetërore që i kaloi një biznesmeni.
Ahmetaj do të gjykohet i veçuar për këto dy çështje. Ahmetaj është në Zvicër dhe ka përfituar një leje qëndrimi të përkohshme dhe nëse do të kaloi afati që ai nuk do të vihet në dispozicion të drejtësisë, do nisë edhe gjykimi i tij në mungesë. Vizita e Dumanit në Bazel të Zvicrës nuk ka lidhje me çështjen e Ahmetajt.
Dumani ka qenë atje për një takim me Prokurorin e Përgjithshëm të Zvicrës, por edhe me një organizim që bëhej atje me drejtuesit e Prokurorive të disa vendeve. Në rast se do të kishte kërkesë nga Ahmetaj për të dhënë një dëshmi, nuk do të shkonte vetë Dumani, aq më tepër me diskursin që Ahmetaj ka pasur ndaj Dumanit”, tha Ferhati.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve